Miq dhe dashamirës sot në Kavajë në Pallatin e Kulturës po i japin lamtumirën e fundit gazetares dhe ish konkurrentes së Big Brother, Adelajda Xhamani.
Mes të pranishmëve në homazhe është edhe Bjordi Mezini një tjetër banor i Big Brother me të cilin Adela pati dhe një lidhje të bukur dashurie.
I përlotur dhe shumë i mërzitur është shfaqur Bjordi pas daljes nga pallati i Kulturës ku kreu homazhe. Me kokën ulur i veshur në të zeza fshinte lotët teksa ecte. /albeu











