Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) do të vazhdojë me punë derisa nuk sillet vendim lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, theksuan sot në seancë anëtarët e Komisionit. Në seancën e Komisionit në vilën Vodno u mbajt takim i liderëve në të cilin njëzëri u soll vendim për shtyrjen e zgjedhjeve për shkak të koronavirusit, por se duhet në mënyrë të drejtë të definohet, për çka pasdite Stevo Pendarovski së bashku me kryeministrin Oliver Spasovski, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe ekspertë të Të drejtës kushtetuese patën takim.
KSHZ-ja në seancën e sotme i konfirmoi listat e kandidatëve për zgjedhje të Koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe të BDI-së. Ata kanë lista të kandidatëve për gjashtë njësi zgjedhore dhe për diasporën.
Nëse nuk mbahen zgjedhje më 12 prill, nuk do të kishte zgjedhje në diasporë sepse KSHZ-ja ka konfirmuar se nga gjithsej 7,535 shtetas të paraqitur të Maqedonisë së Veriut, 6.-96 i plotësojnë kushtet për votim jashtë vendit, Janë refuzuar 1.439 raporte të shtetasve tanë nga diaspora.
Kryetari i KSHZ-së sqaroi se në mënyrë ligjore secili që dëshiron të votojë, fletëparaqitjen duhet ta dërgojë nga posta personale elektronike, e jo siç ishte rasti nga një postë elektronike të dërgohen nga 180-200 fletëparaqitje për votim.
Që të organizohen zgjedhjet në diasporë është e nevojshme për zgjedhje të ketë 6.540 fletëparaqitje valide, aq sa në zgjedhjet e fundit ka fituar deputeti me numër më të vogël të votave.
Deri në sjelljen e vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve, Komisioni do të vendos dhe pritet t’i konfirmojë edhe listat tjera të kandidatëve, duke i pasur parasysh afatet kur janë dorëzuar.
Më shumë se gjysma e anëtarëve të Komisionit sot kanë punuar me doreza në duar, si mbrojtje nga koronavirusit.










