Edhe kush tjetër puth gruan?!

Në vitet e para të martesës shpesh këmbejnë puthje franceze, ndërsa më vonë ajo rezervohet vetëm gjatë aktit seksual.

Kjo nuk është mirë, sepse, falë puthjes, rriten afërsia dhe intimiteti në bashkëshortësi, transmeton Telegrafi.

Sa më gjatë të jenë njerëzit të martuar, aq më pak puthen – është konkludim i terapeutit Skod Gornt.

Në bazë të praktikës shumëvjeçare, Gornt ka konstatuar që në vitet e para të martesës partnerët shpesh këmbejnë puthje franceze, ndërsa më vonë atë e rezervojnë vetëm kur kanë marrëdhënie intime.

Kjo është shumë keq, sepse, falë puthjeve, rriten afërsia dhe intimiteti në çift.

Arsyet për shmangie të puthjeve janë të shumta. Jo rrallë, njëri ndër çiftet, zakonisht femra, fillon të refuzojë puthjet sepse ato gjithmonë çojnë në aktin seksual.

Kjo gjë, lehtë mund të zgjidhet, thotë terapeuti, me marrëveshjen që partnerët së paku disa ditë në javë “lirisht” të përqafohen dhe të puthen pa bërë presion që të bëjnë seks.

Gabimi tjetër të cilin e bëjnë është që dëshirojnë të ndiejnë eksitimin dhe afshin para puthjes. Mirëpo, realiteti është që në lidhjet afatgjata puthja shkakton afshin.

Dhe në fund, për shumicën e çifteve, qëllimi i seksit është kulmi.

Tempi i shpejtë i jetesës dhe obligimet e shumta kanë bërë që partnerët të fokusohen në qëllimin.

Pasoja është humbja e intimitetit dhe lidhjes emocionale, andaj Gornt këshillon çiftet që në rutinën e përditshme pa tjetër të praktikojnë puthjen franceze. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu