Edhe mediat maqedonase mbrojnë BDI-në nga shqiptarët

Përveç LSDM-së, e cila në këtë fushatë zgjedhore është shumë e përkushtuar që t’i ndihmojë BDI-së kundër bashkimit të shqiptarëve rreth koalicionit Aleanca me Besë, tashmë edhe mediat në gjuhën maqedonase po tentojnë ta ndihmojnë Ali Ahmetin kundër shqiptarëve. Portali në gjuhën maqedonase “Faktor”, ka publikuar një koment të redaksisë ku shprehen të shqetësuar për akuzat e mediave shqipe ndaj Agim Nuhiut, i cili para disa dite nderoi njësitin famëkeq për shqiptarët, “Tigrat”.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë Agim Nuhiu, së bashku me zëvendësdrejtorin e policisë Besir Deari, zëvendësdrejtorin e Drejtorisë për Siguri Arif Asani dhe zëvendësdrejtori i shërbimeve policore, Vallder Vojnikun kanë nderuar anëtarët e vrarë të njësitit “Tigrat”, duke vizituar muzeun memorial të këtij njësiti.

Në komentin e redaksisë të portalit Faktor thuhet se shqiptarët nuk duhet të jenë nacionalistë dhe të sulmojnë Nuhiun për nderimin që i ka bërë “Tigrave”. Ata akuzojnë koalicionin e Besës dhe Aleancës se po tregohen shumë nacionalist kur sulmojnë BDI-në për përulje ndaj LSDM-së dhe ndaj njësiteve famëkeqe si “Tigrat” e policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu