Edhe një mashtrim i BDI-së: Deri më tani i ka votuar të gjitha buxhetet e VMRO-së

Edhe një mashtrim i radhës në platformën e Bashkimit Demokratik për Integrim. Kjo parti edhe përkundër deklaratave të shumta deri më tani se buxheti është ndarë proporcionalisht për të gjithë qytetarët, së fundmi në platformën e vitit 2016 dhe në tubimet parazgjedhore premtojnë miratim të buxhetit me koncenzus duke ja hedhur fajin për diskriminimin e deritanishëm, mënyrës së votimit të buxhetit. Por, përvoja e deritanishme demanton BDI-në. Të gjitha buxhetet përfshirë edhe këtë të fundit për vitin 2017 janë miratuar me koncenzus të plotë të partive në pushtet pa asnjë votë kundër. Vetëm deputetët që kanë munguar në seancë nuk kanë votuar, ndërsa asnjë deputet i BDI-së nuk ka qenë kundër propozim buxhetit. Votimi me koncenzus nënkupton mbështetje të dy partive pa asnjë votë kundër, gjë që ka ndodhur deri më tani në të gjitha buxhetet, si gjatë votimit në Qeveri ashtu edhe gjatë votimit në Kuvend.

aaa aaaa aaaaa


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu