Edhe një përpjekje e Edi Ramës për t’u pëlqyer në Prishtinë, emëron katër zv.ministra nga Kosova

Mediet në Shqipëri kanë njoftuar se Valbona Shujaku është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës në Shqipëri në qeverinë e re të Edi Ramës, ndërkohë që në qeverinë e këtij të fundit po gjen vend edhe analistja, Besa Shahini. Si zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit do të jetë edhe drejtori i organizatës “Ec Ma Ndryshe”, Hajrullah Çeku nga Prizreni.

Emrat e zëvedësministrave të rinj Rama i prezantoi sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke folur edhe fjalë për arritjet e tyre të deritashme.
Sipas Ramës zëvendësministra nga Kosova në qeverinë e tij do të jenë Besa Shahini, Hajrulla Çeku, Valbona Shujaku e Iliriana Bajraktari.

Shahini do të jetë zëvendësministre e Arsimit, Iliriana Bajraktari zëvendësministre e Shëndetësisë, Çeku zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, ndërsa Shujaku zëvendësministre e Kulturës.

Ndërsa Besa Shahini nëpërmjet profilit të saj në Facebook, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e qeverisë Rama, në cilësinë e zëvendësministres së Arsimit.

“Ndihem e nderuar që puna ime e deritanishme në fushën e arsimit vlerësohet si aset në qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Shpresoj që kontributi im të çojë tek përmirësimi i mëtutjeshëm i shkollave dhe arsimit në Shqipëri”, ka shkruar Shahin.

Por, Edi Rama e plotësoi kabinetin e ministrave të tij edhe me një kosovar tjetër. Bëhet fjalë për Hajrulla Çekun, i cili do të emërohet si zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Edhe Hajrullah Çeku e ka konfirmuar për Gazetën Express se është emëruar Zëvendësministër në Qeverinë e Edi Ramës.

“Po është e vërtetë. Do të jem Zëvendësministër në Qeverinë Rama”, ka thënë Çeku, për Express.

Ndryshe, para formimit të Qeverisë Rama II, është thënë se kryeministri shqiptar do të emëroj në krye të diplomacisë, Baton Haxhiun, Veton Surroin, Vlora Citakun apo Mimoza Kusarin, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. /Express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu