Edhe njëherë SHBA dëshmon që është aleatja e Kosovës, ja kërkesat e saj për shtetet anëtare të OKB-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar edhe njëherë mbështetjen e madhe për Kosovën.

Në Këshillin e Sigurimit, përfaqësuesi i SHBA’së, Jonathan Cohen bëri të ditur se Amerika fuqishëm përkrahë transformimin e FSK-së në Ushtri.

“Mendojmë që UNMIK-u ka përmbushur misionin e vet dhe duhet të tërhiqet. SHBA-të mbështesin edhe transparencën në transformimin e FSK-së në një Ushtri në mbrojtje të territorit. Ne apelojmë që të mënjanohet retorika e ashpër”, tha Cohen në OKB.

Gjithashtu, Cohen tha se ata përkrahin një marrëveshje afatgjate mes dy vendeve( i referohet marrëveshjes përfundimtare), Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, ai u bëri thirrje të gjitha shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë sa më parë një gjë tillë.

Tutje, i njëjti kërkoi që Kosova të përkrahet në Inteprol, duke shtuar se i plotëson të gjitha kushtet.

Ndërsa, shtoi se të dy vendet nxiten të punojnë për njohje reciproke.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu