Sot Parlamenti Evropian ka votuar PRO që Kosova të përfitojë nga regjimi pa viza.
Tani udhëtimi pa viza i kosovarëve varet nga Këshilli i Ministrave
Posa të miratohet propozimi legjislativ nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike nuk do të kenë nevojë për viza kur udhëtojnë për periudha 90-ditore në shtetet anëtare të BE-së.
Por përjashtim bëjnë Irlanda dhe Britania e Madhe, si dhe katër vendet e asociuara të Schengenit, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.










