Edhe presidenti Trump reagon pas marrëveshjes Kosovë-Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar me një cicërimë në Twitter për marrëveshjen e re për linja ajrore Kosovë-Serbi, të arritur sot në Berlin të Gjermanisë. Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot një marrëveshje për një linjë ajrore Prishtinë-Beograd. Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA për Kosovën, Richar Gernell. E pas kësaj arritje ka ardhur edhe reagimi i presidentit Donald Trump.

“Të gjithë thanë se nuk do të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë do të këtë linja direkte ajrore në mes të Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit për @WHNSC, ambasador Robert O’Brien dhe ambasador @RichardGrenell!”, ka shkruar Trump në Twitter.

Lajmi për hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd është bërë në kryeqytetin gjerman ku janë duke qëndruar zyrtarë të lartë të administratës amerikane në Konferencën për Libinë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu