Kryeministri Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë zyrtare në Amerikë. Ai sot në drekë ka takuar edhe ambasadoren e Kosovës atje, Vlora Çitakun dhe bashkëpunëtorët e saj.
Ai ka treguar për suksesin që ndërmarrësit kosovarë, Edi Demaj dhe Marjan Camaj kanë arritur në SHBA, transmeton Periskopi.
Madje kryeministri u zotua se do t’i mbështesë në punën e tyre.
Kujtojmë që javë më parë, Haradinaj e kishte quajtur ‘ambasadore të Hashim Thaçit’ Vlora Çitakun.
Ja postimi i plotë:
Drekë pune me ambasadoren Vlora Çitaku me bashkëpunëtorë, Edi Demaj dhe Marjan Camaj, ndërmarrës të suksesshëm në Detroit të ShBA-ve. Është mbresëlënës suksesi i tyre, nga refugjatë në 99-tën, në emra të suksesshëm në fushën e teknologjisë, internetit dhe IT-së.
Storien e suksesit në ShBA e kanë sjellë edhe në Kosovë, duke investuar kapitalin e tyre për të hapur vende të reja pune dhe rritur ekonominë e vendit.
I lumtur të kuptoj që planet për Kosovën veç janë rritur. Duke i ftuar të investojnë më shumë, u zotova se Qeveria do të jetë gjithmonë mbështetëse për investimet e tyre në Kosovë.










