Edhe sot mot i ftohtë, prej nesër vijon të stabilizohet

Me vranësira, i ftohtë dhe me reshje të përkohshme të shiut do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut. Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, reshjet do të jenë më të vëllimshme në pjesën juglindore, ndërkaq në pjesët tjera të vendit do të jenë me intensitet më të dobët.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 7, kurse maskimalja do të arrijë prej 5 deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me reshje të shiut, të cilat do të shoqërohen me erë të dobët. Temperatura minimale do të ulet në 5, kurse maksimalja do të arrijë deri në 8 gradë Celsius.

Nga nesër, e shtunë moti do të stabilizohet dhe do të shënohen rritje të temperaturave. Gjatë fundjavës do të na shoqërojnë vranësira, ndërkaq nga e hëna prite edhe kthimi i rrezeve të diellit


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu