Edhe Zaevi mysafir tek Vuçiqi në Beograd, dalin pamjet (FOTO)

Në Beograd sot u zhvillua samiti i liderëve të “Open Balkan”, ndërsa ndër të ftuarit që ka shkuar si mysafir i posaçëm ka qenë edhe ish-kryeministri Zoran Zaev.

“Jam veçanërisht i lumtur që sot në Beograd kam mundur të mirëpres dhe pres mikun tim të sinqertë dhe njërin nga themeluesit e Open Balkans, Zoran Zaev”, ka shkruar Vuçiq në profilet e tij në rrjetet sociale.

Zaev në kuadër të panairit “Wine Vision of the Open Balkans” mori një pllakë të madhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të veçantë në krijimin dhe vazhdimin e kësaj nisme rajonale.

Krahas Presidentit të Serbisë, Samiti drejtohet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Në samit po marrin pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic, kryetari i Këshillit të Ministrave të BeH Zoran Tegeltia, ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjártó dhe homologu i tij turk Mevlut Çavuşoğlu./INA/

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu