Edi Rama e quan veten Ronaldo dhe ironizon Bashën: E duan Juventusin pa “CR7”

Kryeministri Edi Rama së fundmi ka qënë i ftuar në emisionin italian “Porta a Porta” në televiziomim Rai Uno.

Rama është pyetur për sa i përket krizës politike që është aktuale në vend.

Por si përgjigje nga Rama gazetari i emisionit ka marrë një batutë krahasuese.

Kryeministri e krahasoi situatën politike me skuadrën e Juventusit dhe veten e tij me Ronaldon.

“Ata u larguan nga parlamenti, dhe thanë që kryeministri duhet të largohet. Pra Juventusi duhet të largohet dhe të krijohet një skuadër e re pa Kristano Ronaldon. Pra ata u larguan nga Parlamenti, ndërkohë që deputetët po zevëndësohen me pasuesit në lista. Në qershor janë zgjedhjet, por ata kanë bërë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e shkuara. Sipas sondazheve të mija janë me keq se opozita e juaj”, tha Rama./albeu.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu