Edi Rama gjen “fajtorin” e panikut në popull e kërcënon mediat: Do ju fikim ekranet

Kryeministri Edi Rama teksa ka bërë një mbledhje mëngjesi me qeverinë, duket se ka humbur edhe kontrollin teksa flet për mediat.

Edhe pse Rama harron se pas mediave janë njerëz që janë frikësuar njësoj nga tërmeti, ka gjetur kohën edhe të kërcënojë.

Sipas Ramës, mediat dhe jo shteti, apo mungesa e masave nga ana e qeverisë, ka bërë që shumë qytetarë të dalin në rrugë, të frikësuar, duke braktisur dhe banesat e tyre, duke na pasqyruar një situatë ndryshe se nga ç’është realiteti.

Ai ka kërkuar mbi të gjitha se tani është koha që pjesë e ekraneve të jenë psikologët dhe jo astrologët.

Rama u shpreh:

Është me shumë rëndësi të nënvizoj sot, duke u nisur nga një fluks i madh alarmi dhe paniku se ka një rëndësi tejet të posaçme, e të gjithë atyre që kanë në dorë një mjek komunikimi, apo që shfaqen në ekrane, është momenti që të ruhet qetësia, dhe nuk është momenti për like sharlatanë, këto janë krime në kuptimin e vërtetë të fjalës, janë krime që cënojnë jetën e përditshme të njerëzve.
Iu bëj thirrje të gjithëve duket besuar se i bëjnë nga mungesa e një reflektimi pak të cekët, që të mos na detyrojnë që të marrin masa që t’ju fikim dritën e ekraneve.” /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu