Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka bërë një tjetër reagim polemizues ndaj gjithë komenteve negative ndaj komentit të mëparshëm të tij ku denonconte fashizmin e treguar ndaj këngëtarit serb Goran Bregoviq.
Rama ka deklaruar se nuk ka barazuar Bregoviqin me Dua Lipën.
“Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë urrejtjes!” – ka deklaruar z. Rama në profilin e tij në Facebook.
Statusi i plotë:
“NJË KOMENT PËR KOMENTET E KINSE PATRIOTËVE
Ashtu siç bënë Bregoviçin kriiminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër! Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë urrejtjes!” – shkroi ai.









