Edi Rama jep një lajm të keq përmes intervistës

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me hapjen ose jot ë negociatave me BE-në duke thënë se lajmin nëse Shqipëria e kalon apo jo klasën, do ta marrim vesh më 18 tetor, atëherë kur Evropa të vendosë.

Në një intervistë për Klan, Rama u shpreh se në Evropë ka një debat të brendshëm që nuk lidhet me vlerësimin teknik të Shqipërisë.

Rama: Këto do e marrim vesh në 18 tetor dhe pse jemi në fund të rrugë. Por dhe pse është ende shumë e gjatë ka dhe shumë vendime për të marrë.”

Në aspektin e brendshëm politik, duket se Rama ka marrë një vendim që do duhet parë nëse ai do ta mbajë si premtim apo jo. Kryeministri është shprehur se nuk do të komentojë asnjë deklaratë të kundërshtarëve politikë, madje duke i quajtur “të tjerët”.

Rama: Do dëgjoni gjithmonë dhe më pak nga unë fjalë në lidhje me të tjerët. Nuk më interesojën sepse është kohë e humbur është energji e shpenëzuar kot.

Kryeministri është shprehur i gatshëm që të bashkëpunojë me opozitën, por thekson se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij, zgjedhjet do të zhvillohen në 2021.

Rama: Ne jemi të gatshëm të diskutojmë dhe të ndërveprojmë me të gjithë qoftë më opozitën në parlament apo opozitën jashtë parlamentit. Jo vetëm për reformën zgjedhore, por për çdo aspekt të jetës së vendit që kërkon vëmëndje.

Nuk pranon t’u përgjigjet asnjërës prej akuzave të Presidentit, por thotë se nismës për shkarkimin e tij Kuvendi do t’i shkojë deri në fund.

Rama: Kjo shumicë qeverisëse nuk është krijuar oër të bërë presionë nfaj askujt,. Procesi në fjalë është një proces të parlamentit dhe tani është në dorë të parlamentit.”

Ndërkohë, kandidatin fitues të 30 qershorin, Valdrin Pjetrin, Rama e ka cilësuar si gënjeshtar, ndërsa nuk ka rrëfyer nëse në bashkinë e Shkodrës do përsëriten zgjedhjet ose jo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu