Edi Rama nuk ndalet: Ilir Meta do të shkarkohet nga posti i presidentit

Kryeministri Edi Rama thotë se Komisioni i Venecias foli qartë në rastin e vendimit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Do shkarkohet apo jo Presidenti Ilir Meta pas vendimit të tij për të shtyrë zgjedhjet, mbetet dilema më e madhe politike në vend. Kësaj pyetje i është përgjigjur në mënyrë të tërthortë kryeministri Edi Rama, sipas të cilit Komisioni i Venecias foli qartë. .

Edi Rama: Unë besoj që më shqip se më shqip se ka folur Komisioni i Venecias nuk ka folur askush. Duke qenë se situata e polarizuar dhe marrja e të gjitha bashkive mund të krijonte idenë se ne po përdornim forcën e pushtetit për të bërë një veprim që mund të ishte i diskutueshëm iu drejtuam Venecias.

Ajo e ka bërë të qartë që është shkelje e Kushtetutës. Pastaj sa e rëndë dhe sa e lehtë e vendosin institucionet shqiptare.
Nuk dëshiroj të konsumoj kohën e çmuar për të komunikuar me audiencën tuaj për një problematikë që është bërë e lodhshme për publikun. Të gjitha aspektet që lidhen me procesin janë në duart e komisionit të posaçëm dhe janë ata që do të dalin me një raport.

Të rrimë të merremi me Ilir Metën ndërkohë që ka kaq shumë gjëra për të thënë. E vërteta është që Shqipëria pati një goditje të rëndë që krijoi një kornizë të shtrembër për Shqipërinë dhe sigurisht e plagosi vendin, nuk diskutohet.

Flasim për një proces rikuperimi ku ka shumë e shumë gjëra për të bërë dhe adresuar. Ilir Meta ka shkelur kushtetutën. A shkarkohet dhe a nuk shkarkohet këtë e përcakton procesi. Unë e kam thënë që në fillim se e ka shkelur Kushtetutën. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu