Edi Rama sot në Kosovë! Presidentja Vjosa Osmani e pret në takim, Kurti pret ende përgjigje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot do të nisë turin e tij në Ballkan. Sot në orën 11.00 do takohet me homologun e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Nga atje, do niset për një vizitë në Kosovë, ku do të qëndrojë edhe nesër.

Në Prishtinë, Rama pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Takimi do të fillojë në orën 16:00.

Një ditë para vizitës së Ramës në Kosovë, kryeministri Albin Kurti në një konferencë për shtyp deklaroi se do të takohej me homologun e tij, vetëm pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive. Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, refuzoi t’u përgjigjet publikisht deklaratave të Kurtit, duke njoftuar se do të flasë gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Pas Kosovës, Rama do të udhëtojë drejt Bosnjës, pastaj në Mal të Zi si dhe e mbyll turin e tij në Serbi.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, dy foto me agjendën e tij për datën 6 dhe 7 korrik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu