Edi Rama sot në Prishtinë, pritet nga kryeministri Kurti

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Prishtinë ku do të pritet në një ceremoni shtetërore nga homologu i tij Albin Kurti.

Në këtë vizitë kryeministri Rama do të shoqërohet nga anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, Zyra e kryeministrisë në Kosovë ka zbardhur edhe agjendën e takimit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. Pas takimit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20”, thuhet në komunikatë.

Vizita njëditore e kryeministrit Rama në Kosovë bëhet me ftesë të kryeministrit Kurti. Rama gjatë kësaj vizite do të takojë edhe liderët e partive politike opozitare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu