Një batutë aspak e zakontë është bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Ish-kënetë aty ku tërmeti ka bërë dëme të mëdha.
Ndërkohë që një i moshuar i është ankuar se hotelin e ka shumë larg dhe ka frikë se mund ti vidhet banesa, Rama ka bërë një deklaratë aspak të zakontë.
Banori: Më kanë thënë në hotel në Golem, por është larg.
Rama: Është larg, po në botën tjetër është afër?
Rama i ka theksuar ministrit Bledi Çuçi, i cili është drejtuesi i operacionit për gjendjen e jashtëzakonshme, se të gjithë duhen çuar në hotel.
“Çoji të gjithë në hotel. Le të bojnë sa të bëjnë, s’dua asnjë kursim”, teksa theksoi se të gjitha banesat do të ndërtohen, por u ka kërkuar banorëve që të bëjnë durim.










