Edi Reja: Dy ndeshjet e mia të fundit si trajner i Shqipërisë? Do e diskutoj me federatën pas Armenisë

Dy ndeshjet miqësore ndaj Italisë dhe Armenisë mund të jenë ty sfidat e fundit të Edi Rejës si trajner i kombëtares së Shqipërisë.

Trajneri i emëruar më shumë se tre vite më parë, Reja do të përballet me federatën pas këtyre dy ndeshjeve, siç pohoi edhe vetë në një intervistë për mediat italiane.

“Me presidentin e federatës kam një marrëdhënie të shkëlqyer, jam i qetë. Këto miqësore do të duan disa ditë për të vendosur se çfarë do të bëjmë dhe më pas do ta takohemi për të marrë një vendim përfundimtar”, është shprehur Reja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu