Edita Tahiri kërkon të shpallet “non grata” djali i Sorosit

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri i ka quajtur lojëra të rrezikshme takimet e Aleksandar Soros, djali i George Sorosit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ditëve të fundit.

Sipas Tahirit, Kosova duhet ta shpallë “non grata” djalin e George Sorosit, i cili sipas saj, punoi hapur për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Edi Rama ne Beograd, djali i Sorosit pardje ne Prishtine….Lojera te rrezikshme. A ka kush ta ndal Ramen dhe a ka kush ta shpall ‘persona non grata’ djalin e Sorosit qe hapur punoi per ‘shkembimin e territoreve’”, shkroi Tahiri në Facebook.

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, njoftoi të martën se Kurti e ka pritur në zyrë Aleksander Sorosin. Sipas ZKM-së, në takim “u bisedua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe synimin e përbashkët të rajonit për integrim në Bashkimin Evropian”- tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu