Edona Bilali i përgjigjet Berishës: “Fake news”, hodhe gur padrejtësisht, por ky gur do të kthehet tashmë si “boomerang”

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, i është përgjigjur Sali Berishës, i cili hodhi akuza ndaj saj për shpërdorim detyre.

Berisha tha se Bilali ka dhënë një grant prej 50 milionë lekësh, në kuadër të fondeve për inovacionin, ndërsa ministrja të gjitha akuzat e hedhura ndaj saj i përgënjeshtron duke i quajtur “lajme të rreme”.

“Përfituesit, aktorët e lidhur dhe partnerët ndërkombëtarë veçse e kanë vlerësuar dhe inkurajuar këtë skemë mbështetëse, pasi si asnjëherë më parë, ekosistemi i startup-eve s’ka qenë kaq i energjizuar sa sot, teksa mijëra të rinj e të reja kanë përfituar drejtpërdrejtë nga kjo mbështetje!

More një gur dhe e hodhe padrejtësisht! Por ky gur do të kthehet tashmë si “boomerang” duke të damkosur një tjetër vulë “non grata” edhe nga rinia shqiptare!”, shkruan Bilali ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

“PËRGËNJESHTRIM:

Nuk është hera e parë që mjeshtri i FAKE NEWS, deputeti Sali Berisha, shkruan diçka të rremë, thjesht tani qenka radha ime.

SHKURT DHE SHQIP:

Hera e parë që pozicioni im i punës ka parashikuar sekretare është ai në pozicionin e Ministrit. EDHE KËTU KAM MBAJTUR PERSONIN QË E USHTRONTE KËTË DETYRË QË NË KOHËN E PARAARDHËSIT TIM!

Në shoqërinë që përmendet, NUK KAM PUNUAR ASNJËHERË! NGATËRRON (ME OSE PA QËLLIM) EMRAT E SHOQËRIVE! Rrjedhimisht, çdo gjë që thoni për personin në fjalë nuk është e vërtetë!

E fundit! Kësaj skeme mbështetëse nuk ke asgjë çfarë t’i komentosh! As ti dhe as soji yt që shpifjen e kanë përditshmëri dhe kryefjalë të ditës!

Përfituesit, aktorët e lidhur dhe partnerët ndërkombëtarë veçse e kanë vlerësuar dhe inkurajuar këtë skemë mbështetëse, pasi si asnjëherë më parë, ekosistemi i startup-eve s’ka qenë kaq i energjizuar sa sot, teksa mijëra të rinj e të reja kanë përfituar drejtpërdrejtë nga kjo mbështetje!

More një gur dhe e hodhe padrejtësisht! Por ky gur do të kthehet tashmë si “boomerang” duke të damkosur një tjetër vulë “non grata” edhe nga rinia shqiptare!”, shprehet ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu