Edona James flet për periudhën kur ishte diagnostikuar me kancer: Kam menduar se do vdes

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, ka rrëfyer për kohën kur ishte e sëmurë me kancer.

Në një intervistë për ATV, ajo tha se ka qenë një periudhë shumë e rëndë për të.

“Ka qenë shumë e rëndë. Kam menduar se nuk kam e kam shumë gjatë, kam menduar se do të vdes. Ka qenë shumë e vështirë. Mas miri është nuk duhet të mendosh. E kam ditur që do ta fitojë. I kam thënë një shoqes se kam me e prish kancerin. Kam thënë, ti duhet me jetu”, u shpreh ajo.

“Në atë kohë më kanë përkrahur të gjithë. Negativitetin mos me e lënë të ti brenda. Kam gati pesë vjet që jam shëruar, ishalla nuk vjen më”, tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu