Edrogan del kundër idesë për ndarje të Sirisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi sot në Stamboll se puna e Turqisë në Siri do të përfundojë kur të gjitha organizatat terroriste të braktisin këtë vend.

Erdogan përsëriti se “Turqia është kundër ndarjes së Sirisë”.

“Delegacioni turk i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu, nesër do të qëndrojë në Moskë ku do të zhvillojë bisedime mbi Sirinë”, theksoi Erdogani.

Ai paralajmëroi bisedime të reja për Sirinë edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu