Efekti Ibra, ja si ka ndryshuar pozitivisht Milani

Efekti Zlatan Ibrahimovic ka dhënë mënjehere rezultat tek Milani. Në rastin konkret nuk flitet për pjesën e golave, pasi bomberi ka pak ditë që i është bashkuar ekipit edhe pse rrugën e rrjetës ka mundur ta gjejë, por Zlatan po e ndihmon Milanin edhe në aspketin teknik por edhe atë moral. Ky është një fakt që është pranuar nga shumë futbollsitë të djallit, por edhe nga vetë trajneri Stefano Pioli.

Duke hequr sfidën kundër Sampdorias e përfunduar në barazim pa gola, në të gjitha takimet e tjera të zhvilluara, kuqezinjtë kanë gjetur golin.

Në tre ndeshjet e fundit janë 8 gola të shënuar. Madje, ajo çka përbën një lloj habije është edhe thjeshtësia për të realizuar diçka që nuk shihej prej kohesh tek djalli.

Ardhja e Ibrahimovic duket sikur i ka dhënë më shumë besim në vetvete sulmuesve të tjerë, duke përjashtuar spanjollin Suso i cili me shumë mundësi do të largohet nga Milani.

Piatek, Rafael Leao, Castillejo të gjithë kanë gjetur golin gjatë këtyre ditëve, madje edhe një mbrojtës si Theo Hernandez është kthyer në një golashënues tek djalli. I fundit ishte Ante Rebic vendimtar për kuqezinjtë në ndeshjen me Udinesen. Efekti Ibra ka rikthyer Milanin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu