Eftov mbron huliganët: Ata janë patriotë!

Gazetari kontrovers dhe problematik maqedonas Vasko Eftov e ka quajtur patriotizëm atë që bënë huliganët në Kuvendin e Maqedonisë. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Eftov nënvizon se dhunuesit janë patriotë, deklaratë kjo jo pak raciste.

“Nuk ka sesi të ketë demokraci, kur populli ynë hyn në Kuvend dhe rreh deputetë. Por ka patriotizëm kur mbrohet shteti nga grushti i planifikuar. Nuk ka pasur demokraci në vitin 1994 kur është krijuar shteti maqedonas, por ka pasur patriotizëm. Ju që mbrëmë hytë në Kuvend për të mbrojtur shtetin nuk jeni kriminelë, por njerëz që doni shtetin tuaj”, ka shkruar Eftov. Ai ka shtuar edhe se problem shumë i madh është se “shqiptarët mund të shpallin Republikën e Iliridës”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu