Egjipt, suspendohet prezantuesja e cila Morsin e quajti “zotëri president”

Autoritetet egjiptiane suspenduan prezantuesen e cila gjatë programit të drejtpërdrejtë presidentin e rrëzuar egjiptian Mohamed Morsi e ka quajtur “zotëri presidenti”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Informacionin për suspendimin e prezantueses Mona Shukri e konfirmoi kreu i programit të lajmeve të televizionit egjiptian Khaled Mehann.

Shukri lexonte lajmin për verdiktin me të cilin gjykata egjiptiane të shtunën ka konfirmuar dënimin prej 20 vite kundër Morsit nën akuzën e dhunës dhe përleshjeve vdekjeprurëse para pallatit presidencial Ittihadiya në lindje të Kajros në vitin 2012.

Verdikti i së shtunës është përfundimtar dhe nuk mund të apelohet, por mund të hiqet me falje të Presidentit.

Morsi është presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Egjiptit, dhe u rrëzua me grusht ushtarak në vitin 2013, që pasoi pas protestave kundër tij. Morsi si president qëndroi vetëm një vit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu