Egli me fat, po i ecën mirë, së shpejti dy risi dhe befasi

Finalistja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, po përjeton një valë suksesi të jashtëzakonshme pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. E angazhuar fuqishëm në muzikë, Egli po përgatit disa këngë të reja, njëra prej të cilave në bashkëpunim me artistin e njohur Gjestin, që pritet të jetë një hit i verës.

Por surprizat nuk mbarojnë këtu! Regjisorja dhe këngëtarja karizmatike do të vijë shumë shpejt në ekranin e Top Channel si prezantuese e një prej emisioneve më të ndjekura, duke sjellë një frymë të re dhe energji pozitive. Egli Tako po kthehet në një figurë të shumëdimensionale të showbiz-it shqiptar, e gatshme për të dominuar skenën artistike dhe televizive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu