Einxhel mori dhuratën e parë për fëmijën kur sapo e kishte nisur lidhjen me Dagz

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz tash e një kohë kanë njoftuar se do të bëhen prindër. Ata janë në pritje të një djali. Çifti e filloi romancën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe e vazhduan lidhjen edhe pas përfundimit të programit real televiziv.

Tashmë, dy personazhet e njohura po shkojnë drejt një hapi më të madh në jetën e tyre, duke qenë në pritje të bukur.

Përmes një postimi në InstaStory, moderatorja ka treguar së fundmi për dhuratën e parë për fëmijën, të cilën e kishte marrë nga një fanse madje para se të ishte shtatzënë.

Dhurata e parë e bebit më ka ardhur nga një suportuese e madhe e jona, që jeton në Australi. E cila i kishte blerë sapo kemi dal nga ‘BB’ e inspiruar nga një bisedë e jona për bebe, ndërkohë që sa ishim lidhur. Kur mi solli në verë zbuloi se s’do shkonin dëm sepse biseda e bebit po bëhej realitet”, shkruan në mbishkrim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu