Einxhel Shkira zbulon mesazhin e parë që i dërgoi Arbana Osmani për t’u futur në “BB VIP”

Einxhel Shkira është bërë nostalgjike dhe ka kthyer kohën një vit më parë, kur i erdhi ftesa për në “Big Brother VIP”. Së fundmi në Instastory, moderatorja ka publikuar bisedën e parë me Arbana Osmanin, që e bëri edhe atë pjesë të spektaklit më pas.

“Si filloi e gjitha një vit më parë me një mesazh dhe mbaroi me mua që jam shtatzënë”, ka shkruar Einxhel krah imazhit në Instastory.

Kujtojmë që moderatorja në shtëpinë e famshme njohur dashurinë e jetës së saj, DJ Dagz. Ata shumë shpejt pritet të bëhen prindër për herë të parë të një djali.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu