EKSKLUZIVE/ BDI porosit analizë super të shtrenjtë për shkaqet e humbjes së saj

Pas humbjes më të thellë që nga themelimi si parti politike, ku Bashkimi Demokratik për Integrim u përgjysmua me vota dhe numra deputetësh, në krahasim me zgjedhjet e kaluara dhe pas lajmit në InfoShqip.com ku zyrtare të lartë të BDI shprehën për Portalin InfoShqip.com se brënda partisë janë krijuar ndasi dhe pakënaqësi të medha që prej mbrëmjes së 11 dhjetorit që të dorëhiqen të gjithë ata zyrtarë që humbën nëpër komunat dhe njësitë zgjedhore.

Portali InfoShqip.com mëson se BDI ka porositur një institut maqedonas që ta analizojë humbjen e thelle të votave të saja. Ky informacion erdhi në redaksi të portalit tonë nga disa analistë shqiptarë të cilet i ka kontaktuar instituti që ka kontraktuar projektin nga BDI.

Problem paraqitet te analistët shqiptarë pasi pak prej tyre dëshirojnë të kyçen në çfarëdo pune që ka të bëjë me BDI-në. Ata thonë se hezitojnë të kyçen në këtë projekt ndonese do ishin bashkëpuntorë të jashtëm dhe shtojnë se menyra e vetme që do kishin pranuar do ishte të kyçeshin në kushte anonimiteti pasi nuk duan emri i tyre të jetë në publik në diçka që ka të bëjë me BDI-në./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu