EKSKLUZIVE/ Skandal koruptiv në Agjencinë për investime të huaja në Maqedoni

Gjatë periudhës së kaluar, në adresë të redaksisë tonë disa herë janë drejtuar persona të punësuar në Agjencinë për investime të huaja, të cilët nga frika e pasojave kërkuan të ngelen anonimë, duke shprehur shqetësimin se në këtë insitucion kryhen veprime jo-parimore dhe kundër-ligjore. Respektivisht, drejtori i këtij institucioni, z. V. Fida, duke shfrytëzuar fuqinë që posedon, posaçërisht ndaj kompanive të huaja që kanë interes për të investuar në Maqedoni, bën shantazhe dhe kushtëzime ndaj këtyre kompanive.

“Shpeshherë kompanitë e huaja largohen shumë shpejt nga vendi ynë sepse drejtori ynë u bën llojlloj kushtëzime me qëllim që t’u ofrojë ndihmën shtetërore këtyre kompanive. Vetëm nëse ka thirje “nga lart”, kompanitë kalojnë më lehtë, mirëpo nëse investojnë në zonat maqedonase.”-shprehet i punësuari në AIH.

Në kohën kur e gjithë aparatura shtetërore bën përpjekje për të sjellë investime të huaja me qëllim të zbutjes së papunësisë, një person arrin të imponojë një politikë individuale duke shantazhuar, kërcënuar dhe kërkuar favore të ndryshme nga këto kompani.

Kjo reflektohet edhe në zbatimin e politikave të investimit, ku ka një dallim dukshëm të theksuar mes kompanive që kanë investuar në Maqedoninë Lindore dhe Perëndimore. Në kohë që partia shqiptare në pushtet i premton elektoratit të vet një të ardhme më të mirë në shtet, jemi dëshmitar që çdo ditë e më shumë rinia shqiptare merr rrugën e gurbetit. Hulumtimi që ka bërë redaksia ynë dëshmon se edhe në një kompani të vetme që ka investuar realisht në Zonën Ekonomike në Tetotë, mbi 80% të punësuarve janë maqedonas.

Në adresën tonë janë denoncuar disa raste të tilla, duke u parashtruar dhe dëshmitë e dokumentuara për këtë. Ditët në vijim ne do ti shpalosim disa nga këto raste, pasi të zbardhen deri në fund./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu