Eksperienca e një jete e Joe Biden

Një vit më parë, kush do të mendonte se 78-vjeçari Joe Biden do të ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Ai ishte renditur i katërti në garën në shtetin e Iowa-s dhe i pesti në New Hampshire. Biden u cilësua si centrist, i moshuar, i cili para një turme tha gjëra të çuditshme: “Unë mund t’ju them se kam njohur tetë presidentë, tre prej tyre nga afër”.

Ai ka kandiduar 2 herë për president dhe nuk ka fituar. Gjithashtu Biden ka shërbyer në dy mandate si nënkryetar i Barack Obama. Edhe ajo çfarë është edhe më e çuditshme për fitoren e tij, është se pasi Biden nuk kandidoi përsëri në 2016, shumica ka menduar se ai nuk do të merrte më pjesë në garat zyrtare të shtetit.

Gjatë debateve televizive të vitit 2020, një mik i tij demokrat duket se vuri në dyshim aftësinë mendore të Joe Biden, kur e pyeti më një ton të ashpër, “A i harrove ato që the dy minuta më parë?

Një tjetër kandidate ka kritikuar Biden, pasi kundërshtoi politikën e viteve 1970 për të shpejtuar mbylljen e shkollës. Kjo kundërshtare, Kamala Harris, tani është nënkryetare: gruaja e parë, personi i parë më ngjyrë dhe personi i parë me origjinë nga Azia Jugore që mban këtë post.

Shumë prej 81 milion njerëzve që votuan për Joe Biden dhe Kamala Harris, i njohin gafat, gabimet dhe të metat e presidentit. Por ata mund t’i kenë cilësuar, si shenja të një jetë e gjatë, të mbushur me humbje të mëdha, dhe jo nga zgjedhjet e humbura.

Gruaja dhe vajza e tij vdiqën në një aksident automobilistik në 1972, vetëm disa javë para se ai të betohej si një senator amerikan. Shumë kohë më vonë, ai humbi një nga djemtë e tij: Beau Biden, i cili ishte rritur me qëllimin për t’u bërë prokurori i përgjithshëm i Delaware. Ai fitoi një medalje për shërbimin e tij në Irak, por nuk arriti të mbijetonte nga kanceri dhe vdiq në 2015.

Në vitin 2012, Joe Biden, i cili gjithë jetën ka vuajtur nga një çrregullim në të folur, gjeti forcën dhe fjalët për të ngushëlluar familjet ushtarake që kishin humbur dikë të shtrenjtë.

Vetëm kur mendoni se më në fund do t’ia dilni, në atë moment e shihni vetën duke ecur në rrugë dhe ndërsa duke ecur shihni një lule, aty është momenti kur ju kujtohet çdo gjë,” tha ai. ” Ose ka momente të tjera kur qëndroni në errësirën e natës dhe mendoni se nuk do t’ia dilni.

Për shumë amerikanë të tronditur nga humbja dhe izolimi gjatë këtij viti pandemie, Joe Biden mund të jetë dukur për shumë një politikan që hedh veten poshtë për të ndihmuar të tjerët. Presidenti më i vjetër që ka shërbyer ndonjëherë do të përballet me sfida të reja dhe konfuze: koronavirusin, ekonominë e shkatërruar dhe përçarjet e vendit.

Amerikanët që e zgjodhën atë mund të kenë një vlerësim të ri për sa i përket përvojave dhe mënyrës se si humbjet personale mund t’a bëjnë më të fortë zemrën e njeriut.

Nga Simon Says


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu