Eksperiment: Shërohen nga diabeti për një muaj?

Një eksperiment i drejtuar nga Dr. Cousens ka treguar se mund të shërohesh nga diabeti në 30 ditë . Gjashtë pacientë kanë pranuar sfidën për të eliminuar mishin, qumështin dhe produktet e tij, sheqerin, karbohidratet, ushqimet e konservuara, pijet alkoolike dhe të gazuara, por edhe kafen dhe të gjithë industrinë ushqimore. As cigare dhe as ilaçet e zakonshme të diabetit.

Këta individë u ushqyen me një dietë natyrore të bazuar në ushqimin organik, fruta dhe perime të papërpunuara. Dr. Cousens, mjek dhe njëkohësisht autori i librit “Të kurosh diabetin në 21 ditë” ka vënë re se pacientët në fund të vizitave mjekësore kanë pasur një përmirësim të ndjeshëm: progresi i pacientëve monitorohej vazhdimisht.

Pa edhe dozës së barnave të përditshme, te pacientët u vu re një reduktim i përqindjes së sheqerit në gjak dhe nevojës për insulinë. Si pasojë, kjo dietë ka rezultuar e shëndetshme dhe ka sjellë një mënyrë jetese të re, të shëndetshme dhe më të gëzueshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu