Eksperti i sigurisë ngre alarmin dhe zbulon planin e Vuçiç për Kosovën: Serbia po tenton të krijojë kaos

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka thënë se Serbia po bën përpjekje të nxisë reaksionin e qytetarëve serbë në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka deklaruar se llogari serbe në rrjetin social rus Telegram, të ndërlidhura me Listën Serbe, po përhapin dezinformata për KFOR-in dhe Policinë e Kosovës.

“Llogari serbe, në rrjetin social rus Telegram, të ndërlidhura me Listën Serbe, po bëjnë përpjekje për kaos në Komunën e Graçanicës, në jug-lindje të Prishtinës”, ka shkruar Musliu.

Sipas tij, këto llogari po përhapin dezinformatën se gjoja “KFOR-i i ka paralajmëruar se, Policia e Kosovës do të ndërhyjë në shtëpinë e shëndetit në këtë vendbanim”.

“Kjo përpjekje është e sinkronizuar me deklaratën e sotme të Aleksandar Vuçiqit se, ‘janë sulmuar të gjitha vendbanimet – enklavat – serbe’. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje e re e Serbisë që të nxisë reaksionin e qytetarëve serbë në Kosovë!”, ka përfunduar eksperti i sigurisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu