Ekzekutime e zhdukje mafioze, rrethohet qyteti shqiptar me snajpera e forca speciale

Pas ngjarjeve të njëpasnjëshme si humbje apo ekzektutime mafioze, policia dhe forcat speciale kanë zbarkuar në Shkodër.

Një aksion blic ka nisur që në orët e para të mëngjesit, konkretisht në fshatin Dobraç, në lagjen Rus dhe Kiras.

E gjithë zona është blindur me snajperistë, autoblinda në rrugë, si dhe FNSH, RENEA dhe forcat operacionale nga Tirana.

Policia ka kryer kontrolle në disa banesa pas ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në tre muajt e fundit, ku përgjatë kësaj kohe janë kryer 6 vrasje, ndërsa dy persona rezultojnë ende të zhdukur.

Ende nuk dihet nëse ka të arrestuar nga ky operacion, por policia pritet të dalë me një komunikim zyrtar në orët në vijim. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu