Një princ saudit u ekzekutua me vdekjes pasi tri vite më parë ka vrarë një persona, tha Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite në një deklaratë. Ministria sqaron se princi ishte shpallur fajtor për vdekjen e një bashkatdhetari të tij.
Bëhet fjalë për princin Turki bin Saud al-Kabir, i cili u ekzekutua në kryeqytetin e vendit, Riad. Nuk përmendet metoda se si u vra ai. Në përgjithësi, ekzekutimet bëhen me prerje kohe.
Sipas një raporti të New York Times, ekzekutimet e anëtarëve të familjes mbretërore janë të rralla dhe kjo është hera e parë në katër dekada. Rasti i fundit i shquar i ekzekutimit të një anëtari të familjes mbretërore ishte ajo e Faisal bin Musaid al-Saud, i cili u vra nga xhaxhai i tij, Mbreti Fasial, në vitin 1975.