El Cheka merr një lajm të keq (FOTO)

Sheqerim Çeka Ahmedi ka pranuar lajme të këqija nga vendlindja gjatë ditës se sotme. Gjyshja e tij ka ndërruar jetë. Këtë e ka publikuar vetë Sheqerimi, i njohur si El Cheka në rrjetin social facebook, përcjell in7.

Lajmin e bën të ditur edhe vëllai i tij, Blerim Ahmedi i cili u ka prirë protestave në Tetovë dhe Shkup, që mbahen për drejtësi dhe zbardhje të rasteve të montuara politike.

“Të Zotit jemi dhe tek ai do kthehemi”, ka shkruar Çeka mbi fotografinë e me gjyshen e tij dhe një fëmijë të vogël.

Sheqerim Ahmedi u bë i njohur pasi në rrjetet sociale filloi të publikojë biseda të pergjuara, pjesë e bisedave që dikur i publikonte Zoran Zaevi.

Shumica e bisedave të publikuara nga Çeka janë të padegjuara më herët. Si pasojë e kësaj, ndaj tij është ngritur procedurë penale. Çeka jeton në Amerikë, ndërsa materialet, thotë se ia japin të burgosurit e rastit të Lagjes së Trimave


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu