Elektorati i djathtë nuk e votoi”, analisti flet për fenomenin “berishzmi” në Partinë Demokratike

Analisti Blendi Kajsiu gjatë një interviste foli për Berishën dhe “berishizmin. Ai tha se opozita nuk e ka votuar Berishën, ndaj nuk mund të jete më në këtë parti, “berishizmi” si ideologji dominuese.

“PD në zgjedhjet e korrikut duhet të shikojë problemin brenda vetes. Problemi i vërtetë është Berisha të cilin elektorati nuk e do”, tha Kajsiu.

“Ngërçi i madh në PD është pyetja, kush drejton. Problemi i madh i PD-së është Berisha. Hendeku më i madh midis popullaritetit të Berishës brenda PD-së dhe mungesa e popullaritetit jashtë PD-së. Këtë hendek e pamë në zgjedhje, në vota. Sa vota mori Berisha, nuk flet askush për ketë në PD. Elektorati nuk e do, madje dhe elektorati i djathtë. Nëse edhe brenda opozitës nuk ka marrë vota, nuk mund të jetë më në PD, Berisha dhe “berishizmi”, ideologji dominuese. Është koha që vetë PD-ja të kuptojë mesazhin e elektoratit të saj”, u shpreh Kajsiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu