Emisioni ”Shqiptarët për Shqiptarët” rinisi sot në orën 21.00 të ndryshuar jetët e shqiptarëve në nevojë, në mbarë trevat shqiptare. Ola, Elvisi dhe Sidrit kanë i gozhduar para ekranit sërish shqiptarët për tu dhënë shprese të pamundurve. Në nisje të emisionit, Elvis Naçi ka prekur spektatorët pasi foli për babain e tij, i cili ka ndërruar jetë pasi kishte kaluar një periudhë të gjatë i sëmurë. “ Kur shkojnë në shtëpi thotë Elvisi, edhe pse i sëmurë dhe lëngonte nga sëmundja ai më thoshte: ndihmojë këtë rast bir, më ka prekur shumë. Gëzonte si fëmijë kur i shikonte rastet e mbyllura, lumturohej, nuk e kam më, por sot jemi më të fortë e më shumë për hallet e shqiptarëve” tha Elvisi në nisje të emisionit.
Sezonin e kaluar Elvisi Naçi së bashku me Sidrit Beljerin nuk reshten së ndihmuara ata njerëz që u mungon buka e përditshme.
Kësaj radhe Elvisi tha se premtimi për të ndihmuar me ushqimet bazike 1000 familje të varfëra është përmbushur.
“Shqiptarët janë orientuesit se ku duhet të fokusohemi, kërkesat e shumta për ushqime, familjet e varfera në nevoje te ushqimit, nuk mund te jemi te qete kur ne kemi mundësi te ushqehemi dhe komshiu, farefisi, banori i lagjes, i qytetit, bashkatdhetari jonë.
Është një hap i madh që po ndërmarrim që do të lumturoje jetimin, të sëmurin, të pamundurin, nuk mund të qëndrojmë indiferente me, kjo nisme te cilen e cilesoj “Magazina e Bamirësisë” do t’i bashkoje shqiptaret bashkë” tha Elvis Naçi.
“Magazina e Bamirësisë” është hapur me 60 ton ushqime për shqiptarët në nevojë.
Për ushqimet jemi kujdesur që të jenë cilësore dhe skadenca për çdo ushqim të jetë 2 vjeçare, shton Naçi por gjatë muajit shtator me rastin e fillimit të shkollës, Elvis Naçi ka shpërndarë edhe artikuj shkollorë sepse varfëria tha si në studio zbutet duke i dhënë mundësi fëmijëve që të studiojnë.
Sakaq në pallatin e sportit “Farie Hoti” janë shpërndarë çanta me libra, fletore, stilolapsa, dhe shumë artikuj të tjerë shkollorë për të cilat ishte kujdesur deri në detaje Elvisi, të cilin e shoqëronte edhe bashkëshortja e tij Fatma. Pjesa më e madhe e çantave ishte përzgjedhur dhe përgatitur nga vajzat e fondacionit “Firdeus”. “Fëmijët duhet ti bëjnë krenarë prindërit vetëm duke shkuar në shkollë dhe të studiojnë. Ne sot bëmë detyrën qytetare dhe njerëzore” tha Naçi prindërve dhe fëmijëve të pranishëm.