Elvis Naçi jep dorëheqjen nga detyra në KMSH, ja çfarë do të bëjë tani (FOTO LAJM)

Imami i Xhamisë së Tabakëve në Tiranë, Elvis Naçi ka njoftuar se nuk do të mbajë më detyrën e Drejtorit të Thirrjes në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë duke zgjedhur të largohet duke dhënë dorëheqjen.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Naçi ka shpjeguar se ai ka dhënë dorëheqjen nga detyra në institucionin e KMSH-së për shkak të ngarkesës si imam i një xhamie në Tiranë duke shpjeguar se ka në plan që të fokusohet në hapjen e një fondacioni bamirësie.

“Të nderuar Vellezer dhe Motra për shkak të interesimit ju informoj se kam dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Drejtorisë së Mesazhit Islam në Komunitetin Musliman Shqiptar për shkak të ngarkeses duke qenë se jam imam dhe ligjerues në Xhaminë e Tabakëve, Tiranë dhe sefundmi kam hapur një fondacion Bamirës dhe kulturor e kisha të pamundur në aspektin kohor të menaxhoja Drejtorinë në fjalë. Qofshim të gjithe sëbashku në Kujdesin e te Madhit Zot dhe në paqe! Amin!”., – shkroi ai në Facebook.

Dorëheqja nga detyra administrative në KMSH nuk e largon atë nga të qënit pjesë e këtij komuniteti, pasi Naçi është një ndër thirrësit më në zë në trojet shqiptare dhe do të vazhdojë të jetë imam i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë duke dhënë një kontribut të rendësishëm në këtë drejtim. /Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu