Ëmbëlsirë e ditës: Petulla marokene me mjaltë

Përbërësit e nevojshëm:

-250 g kokrra gruri

-500 ml ujë të nxehtë

-100 gr miell

-1 lugë tharm

-1 lugë gjelle pecivë pluhur

-1 lugë gjelle sheqer

-Kripë

Mënyra e përgatitjes:

Përziejini të gjithë përbërësit, më pas vendosini në një blender. Hidhni ujë të nxehtë mbi përbërësit e thatë dhe përzieni për 5 minuta. Masën që rezulton vendoseni në një tas, mbulojeni dhe lëreni për një orë.

Lyejeni tavën e petullave me gjalpë, më pas shtoni masën me një lugë dhe skuqeni në një tigan të parangrohur në temperaturë mesatare për dy deri në tre minuta.

Petullat mund t’i mbushni sipas dëshirës – me mjaltë ose me krem ​​pana dhe luleshtrydhe të freskëta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu