Emër i njohur, Megi Pojani zbulon se është ngacmuar seksualisht nga pronar televizioni

Megi Pojani ka ndarë me publikun një rast personal, kur një pronar televizioni e ka ngacmuar dhe i kërkuar në mënyrë intensive që të takohen, pas një interviste që ajo kishte dhënë në këtë kanal.

Ajo tha se ka bërë çdo përpjekje që ta hiqte, por ai vijonte i shkruante dhe kërkonte ta takonte sistematikisht.

“Në momentet që kam pasur të bëj me burra, dhe kam pasur marrëdhënie me burra, ka pasur ngacmim dhe flirt, por e quaj të shëndetshëm kur nuk merr përgjigje mbrapsht, dhe nuk më pengon në punë, përveç një rasti.
Ta them?
Para pak kohësh kam bërë një intervistë në një televizion tjetër dhe më shkruan në IG pronari i televizionit, emër shumë i njohur. Unë akoma e ndjej sikur jam 15 vjeç dhe më duhet t’i respektoj dhe të jem e sjellshme ndaj një personi që ka ndërtuar disa gjëra.

Më shkruan dhe më thotë se stafi të do shumë, intervista ishte shumë e bukur, do doja të të takoja. I thash faleminderit dhe kaq. Për një muaj ai më shkruante çdo ditë dhe më kërkonte që të takoheshim.

Në asnjë moment nuk mendova se po më ngacmonte. Ajo që po më bezdiste ishte që më kërkonte darkë, sepse unë darkat në një takim pune, mbi të gjitha me një burrë, nuk i preferoj. Mes rreshtash shkruante herë pas here për punë. Nuk kisha diçka në dorë dhe thash pse mos ta takosh dhe ta humbësh si mundësi, dhe i them ta takoj për drekë. Ishte takimi më i çuditshëm që kisha pasur në jetë. Ai më fliste vetëm për pushtetin e tij, sa para bënte te ky projekt…

Gjatë takimit ai më pyeste nëse do dilnim për darkë atë natë dhe unë për ta hequr qafe i thash që do shkoja në Korçë me shoqet e mia. Pasi mbaruan drekën, ai ishte shumë i pështirë me mimikat që bënte dhe ishte shumë tendencioz, dhe kur u largova nga restoranti, ai më shkruan një roman ku më tregonte sa mirë kishte kaluar me mua dhe që donte të më takonte prapë”, tregon Megi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu