Emërohet në krye të “Donacioneve të huaja”, Beqaj: Do punoj 24 orë në ditë

Ilir Beqaj do të jetë drejtuesi i Agjencisë shtetërore që merret me ndihmat e donatorëve. Lajmi është dhënë sot gjatë takimit Konsultativ të Ministrisë së Brendshme me Donatorët nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

“Gjej rastin t’i uroj punë të mbarë edhe drejtuesit të agjencisë shtetërore për programim strategjik dhe koordinim të ndihmës, Beqja nën koordinimin e të cilit jam i bindur se bashkëpunimi ynë me komunitetet e donatorëve do të përforcohet edhe më shumë”, tha Çuçi.

Ndërkohë nga ana e tij, Beqja tha do të punojë të gjitha ditët e javës 24 orë në ditë.

“Agjencia është e re është krijuar prej tre javësh ndërsa unë si drejtues i saj jam sot në ditën e tretë të detyrës. Agjencia nuk e nis nga hiçi. Ky aktivitet tregon për trashëgiminë mbi të cilën do ngrihet agjencia. Ajo është një qasje e kahershme e imja prej 25 vitesh. Jam mësuar të punoj 24/7. Kjo agjenci do të jetë në dispozicion gjatë gjithë kohës. Sot dua të ndaj me ju dhe një lajm të mirë. Në buxhetin e shtetit të vitit 2022 kemi hapur rrugën e zgjidhjes për komunitetin e donatorëve, atë të rimbursimit të TVSH kur nuk është programuar në kohë buxheti respekti. Buxhetit i shtetit të vitit 2022 mban një fond për këtë gjë”, tha Beqaj.

Beqaj do të jetë në krye të një drejtorie që do të merret me menaxhimin e ndihmave që i vijnë Shqipërisë nga aleatët. Të gjitha donacionet e huaja do të koordinohen nga kjo agjenci e re që do të quhet Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu