Emërohet personi që do ta çojë Maqedoninë në NATO, ja kush është

James Mackey, nga departamenti i çështjeve politike dhe të sigurisë pranë NATO-s do të jetë përfaqësuesi kryesor i Aleancës Veritlantike në bisedimet para-aderuese me Maqedoninë, mëson Alsat-M.

Mackey në fund të muajit pritet të mbërrij në Maqedoni për të shënuar nisjen e bisedimeve paraaderuese. Megjithatë një burim i lartë i NATO-s thekson se bisedimet para-aderuese tashmë mund të konsiderohen si të nisura që nga momenti i marrjes së ftesës për anëtarësim.

Tani i mbetet Maqedonisë që ta përgatisë ekipin e saj për bisedimet para-aderuese me NATO-n, i cili duhet të jetë i përbërë nga përfaqësues të ministrive të ndryshme dhe institucioneve të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu