Emigrantët shqiptarë kundër karantinës 2-javore: Duam të votojmë, është shkelje e të drejtave

Sipas vendimit të marrë ditën e djeshme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, shtetasit që do të hyjnë në Shqipqri nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të duhet t’i nënshtrohen një karantine dy javore në kuadër të masave parandaluese të përhapjes së Covid.

Por ky vendim nuk është pritur mirë nga disa qytetarë të cilët janë të detyruar të udhëtojnë drejt dy vendeve fqinje për arsye pune dhe sipas tyre kjo do t’i dëmtonte shumë. “Për mua s’është e mirë, më thonë të rri 14 ditë në shtëpi, çfarë do bëj unë 14 ditë dhe ku do hanë kalamajtë e mi”?– shprehet një qytetar. “Duhet të gjej një zgjidhje të shkoj të vizitohem, unë erdha për vizitë. Unë kisha punën atje, lashë punën dhe erdha”– shton një tjetër.

Shqetësimet në lidhje me këtë vendim kanë të bëjne edhe me humbjen e mudësisë për të votuar të dielën. “Është e paligjshme dhe e padrejtë për këtë kohë sepse është koha e votimit, shumë emigrantë që janë jashtë s’mund të vijnë të votojnë”– deklaron një qytetar.

“Ama atje bëhen puna, dallaverja. Pse bëhet dallaverja? Unë kam dëshirë të votoj, ai thotë jo mos voto, s’ke të drejtë, rri në shtëpi. Po dhe familjen s’mund ta çoj të votojë, si ta çoj gruan deri në Pogradec. E detyrimisht do rrimë si familje pa votuar” – thotë një tjetër qytetar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu