Epoka “Ronaldo” gati të nisë në Arabi, nesër prezantimi para 30 mijë tifozëve

Cristiano Ronaldo do të arrijë në Riad sonte për të nisur zyrtarisht aventurën e tij në Al Nassr. Kampioni portugez do t’i nënshtrohet testeve mjekësore nesër me klubin e tij të ri dhe më pas do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Rudi Garcia.

Pas përfundimit të vizitave mjekësore, Ronaldo do të mbërrijë në stadiumin Mrsool Park ku do të prezantohet përpara 30 mijë tifozëve. Debutimi i tij nuk është përcaktuar akoma por Al Nassr do të luajë ndeshjen e rradhës më 5 janar dhe Ronaldo do të jetë i gatshëm.

Klubi saudit ka lëshuar një njoftim për shtyp duke konfirmuar detajet për prezantimin e fituesit të pesë herë të Topit të Artë.

“Nënshkrimi i ri ikonë i Klubit të Futbollit Al Nassr, Cristiano Ronaldo do të shënojë paraqitjen e tij të parë në Arabinë Saudite, në terrenin modern të klubit, Mrsool Park, që do të zbulohet zyrtarisht para dhjetëra mijëra fansave për herë të parë në orën 19:00 me orën lokale saudite (GMT +3) nesër në mbrëmje, e martë 3 janar.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu