Erdhi dita: Kurti tani ftoi edhe Thaçin edhe Veselin për të biseduar

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, njihet për gjuhën e ashpër që vazhdimisht ka përdorur në drejtim të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, mirëpo me të ardhur në pushet ai ka ndryshuar qëndrimet e tij, dhe ka ftuar të dy për takime, madje siç ka thënë vetë ai ‘unë takohem veç nëse nuk duan ata’.

Kurti duke folur për planin e tij që të udhëheqë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, fillimisht ka thënë se planifikon të takohet përsëri me Thaçin, ku sipas tij ky takim do të zgjaste më shumë se 4 minuta, jo si herën e kaluar.

Kujtojmë, që dikur Kurti e ofendonte Thaçin, dhe thoshte se është i papërshtatshëm për udhëheqjen e vendit, madje e kishte quajtur ‘të pa dinjitet’ dhe ‘vjedhës’.
Ndërsa, ka bërë me dije se do ta ftojë edhe të parin e PDK’së Kadri Veselin të cilin vazhdimisht e ka sulmuar. Kurti po planifikon të takohet me Kadri Veselin, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limaj, të cilët vazhdimisht i ka sulmuar e i k qujatur ‘hajna’.

“Do ta takojë edhe liderin e opozitës, kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin, përveç nëse ai nuk do. Unë nuk do të sillem me arrogancë, ndaj opozitës. Siç e kam thënë në fjalën time në Kuvend do ta kenë dorën time të bashkëpunimit dhe aktivitet dinamikë sepse asisoj na ndihmojnë edhe neve si qeveri, por mbi të gjitha shtetin e Kosovës”, është shpehur Kurti.

Gjithsesi, ftesën Presidentit Thaçi ia dërgoi, por pak me vonesë . Ftesa u dërgua me vonesë pasi që presidenti qysh në mëngjes ka udhëtuar për në Munih. Në letrën zyrtare të dërguar nga Kryeministria thuhet se Kurti i ka ofruar tri orare të ndryshme, në varësi të kohës së lirë që ka Presidenti për të realizuar këtë takim.

“Ju ftoj për sot në orën 12:00, 16:00 ose 17:30 apo edhe në mbrëmje që të takohemi e të dakordohemi së bashku për temat e për qëndrimet tona”, thuhet në letrën e Kurtit drejtuar Thaçit.

Kujtojmë, që Kurti me të ardhur në pushtet ka ndryshuar shumë qëndrime të tij, siç ishte takimi me ndërkombëtarët, çështja e flamurit, qëndrimi i tij gatitu para tij, e shumë gjëra tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu