Erdogan bisedon me princin saudit të kurorës Ben Salmane për rastin e Khashoggit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan bisedoi sot në telefon me princin trashëgimtar saudit, Mohammed ben Salmane, për herë të parë që prej vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, njoftoi një burim nga presidenca turke.

Gjatë bisedës së tyre, që u zhvillua me kërkesë të princit trashëgimtar, që media turke e quan përgjegjës në këtë vrasje, dy krerët biseduan për përpjekjet e përbashkëta për zbardhjen e të gjitha aspekteve të vrasjes së Jamal Khashoggi dhe të masave që duhet të merren në këtë aspekt, sipas të njëjtit burim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu